Logopedia ndihmon individët që kanë vështirësi në shqiptim, zë ose rrjedhshmëri, duke përfshirë raste si belbëzimi, dislalia, apo disfagia.
Logopedët ndihmojnë në ndërtimin e aftësive të të kuptuarit dhe të shprehjes së gjuhës, si në rastet e vonesave të gjuhës te fëmijët apo humbjes së aftësive të komunikimit te të rriturit pas goditjeve në tru (afazia).
Logopedia përfshin trajtime për probleme të lidhura me funksionet orale-motorike, si disfagia, që mund të ndikojë në të ushqyerit dhe shëndetin e përgjithshëm.
Zgjat 30-45 minuta ndihmon në identifikimin e vështirësive të komunikimit, të folurit dhe gjuhës. Në konsultë bëhet marrja e anamnezës së pacientit si dhe këshillim i tij/saj.
Bëhet vlerësimi i gjendjes së fëmijës apo adultit dhe bëhet gjithashtu një program specifik me objektiva të mirë strukturuara për trajtimin e problematikave të ndryshme.
Seanca logopedike gjithmonë është e ndryshme për diagnoza të ndryshme. Terapisti mund të modelojë fjalorin dhe gramatikën e duhur dhe të përdorë ushtrime përsëritëse për të ndërtuar aftësi gjuhësore. Një seancë logopedike zgjat 45 minuta.
Për arsye të distancave të largëta praktikohet teleterapia. Teleterapia, një qasje inovative ndaj terapisë, është një seancë që ndodh përmes lidhjes së sigurt video me terapistin e fëmijës suaj; duke e lejuar fëmijën tuaj të marrë ndihmë profesionale, të tilla si të folurit, ushqyerja,pa kufizimet e distancës ose situatës.
Shumë pacient ndërkombëtarë kanë nevojë për terapi në gjuhën angleze, pranë qendrës tonë ofrohet ky shërbim si një risi jo vetëm në programet tona por edhe në rehabilitimin që ne japim.